Nxënësit ekselentë “Krenaria e Gorës”
E kthyer tashmë në traditë çdo fundvit Shoqata Gora organizon aktivitet festiv në të cilin vlerësohen për arritjet e tyre fëmijët dhe studentët me rezultate shumë të mira në mësime dhe studime. Janë me qindra të rinj dhe të reja ndër vite që me arritjet e tyre bëjnë krenarë familjet por edhe Gorën. Krahas certifikatave vlerësuese që jepen çdo vit, janë mundësuar edhe bursa studimi nga gorari z. Arben Rroko për më të mirët në studime. Kjo është një formë mjaft interesante vlerësimi që ju bëhet të rinjve e të rejave që me punën e tyre ngrejnë lart emrin e Krahinës së Gorës.