6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Tri breza dhe 21 kitara, në Pedonale të Korçës jetësohet tradita e qytetit!

- Advertisement -

Një koncert i veçantë dhe i cili nis atmosferën e vërtetë të festave të fundvitit  është mbajtur mbrëmjen e së Shtunës në Pedonalen e Korçës. 21 kitara me kitaristë të vjetër dhe të rinj Korçarë, për herë të parë kanë sjellë atmosferën e muzikës qytetare Korçare. Serenatat janë ndjekur nga vizitorë dhe kalimtarë të shumtë. Aktiviteti pritet të kthehet në një traditë, teksa për Blerta Belliun (Organizatore), aktiviteti mbledh për herë të parë në Shqipëri 21 kitara dhe pritet që në vitet vijuese numri i tyre të rritet disa herë më shumë për të sjellë atmosferën e Korçës. Teksa banda muzikore e qytetit dhe Ansabli Skënderbeu i dhanë më tepër ngjyra këtij koncerti.

Dy prej kitaristëve pjesëmarrës në aktivitet, janë të rinj nga Korça të cilët e kanë pasjon këtë instrument që identifikon kryeqendrën e juglindjen, ata thonë se qyteti e ka për traditë artin, sidomos nëpërmjet serenatave dhe tingujve të kitarës.

21 kitaristë për herë të parë interpretuan instrumentalisht hitet e serenatave kryesore të Korçës dhe pritet që numri i kitaristëve të jetë më i madh në aktivitetet e tjera që do të zhvillohen, duke krijuar kështu një zakon. Aktiviteti zgjati për rreth një orë dhe tërhoqi vëmendjen e vendasve, turistëve dhe kureshtarëve. Vendi i organizimit ishte përgjatë pedonales me qëllim që të gjithë artdashësit të kishin mundësi të ndiqnin këtë aktivitet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit