22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Skënderbeu mundet në shtëpi, arbitrat nuk gjykuan drejtë! Reagimi i Gozdenoviç…

- Advertisement -

Burimi: Korça Boom

Qysh pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes së sotme Skënderbeu-Laçi 0-1, Skënderbeu është ankuar për gjykimin dhe të gjithë i dhanë të drejtë. Penallti të padhëna. Penallti që jepen dhe anulohen me pa të drejtë. Gol që shënohet dhe më pas ngrihet flamuri.

Ehhhh. Çfarë nuk pamë sot në stadiumin “Skënderbeu”, por çudia më e madhe është se të vjen keq kur edhe VAR-i të varros. Themi këtë pasi VAR-i u vendos që të jepej drejtësi, por në qytetin juglindor nuk ka funksionuar.

Gjithë Skënderbeu pas ndeshjes ka kërkuar drejtësi, por tani është e kotë. Le të “qajnë” sa të duan tani bardhekuqtë, pikët ikën.

VAR-i vërtet e varrosi dhe ky është një turp që ndodh në futbollin shqiptar.

Ndoshta ata që ishin në VAR erdhën për shëtitje në Korçë dhe harruan që erdhën për të gjykuar nga monitori.

Skënderbeu ka të drejtë, por e çfarë se ka!?

E çfarë duhet të ndodhë tani? Asgjë nuk ka për të ndodhur.

Skënderbeu thjesht u varros dhe “qan” pikët, se gjë tjetër nuk i mbeti.

Sa turp për futbollin shqiptar që edhe superliga tregoi se sa keq është katandisur…

Turp vërtet turp!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit