15.5 C
Pogradec
14.4 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
16 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Pak nostalgji/ Një brez ku djemt ju drejtoheshin vajzave gjithë edukatë:, o goce a ka mundësi një minutë

- Advertisement -

Një brez që nuk kthehet më kurrë!

– Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.

– Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.

– Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta të sajuara me gurë ndërsa vajzat me kërcim litari apo rruvizash.

– Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë duke u argëtuar.

– Një brez që luante kokafshehti derisa bëhej natë.

– Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta për të zbukuruar festat.

– Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalore me dorë dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë.

– Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi që e ndihmonte të rregullonte antenën.

– Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.

– Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.

– Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.

– Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë.

– Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10veta në një grup.

– Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.

– Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.

– Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi, kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.

– Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjëve.

– Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.

– Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.

– Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij( jo politike).

– Një brez i mësuar të donte vendin e tij.

– Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije …

– Një brez ku djemt ju drejtoheshin vajzave gjithë edukatë:- o goce a ka mundësi një minutë

– Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!

– Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka !!!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit