6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Korçë/ Ishte në kërkim për drog, vihet në pranga Kristo Nushi

- Advertisement -

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim gjatë operacioneve të mëparshme të Policisë.

U identifikua si prodhues dhe shitës i lëndëve narkotike, si rezultat i operacionit policor “Knock Down 2”, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari i shpallur në kërkim Kristo Nushi.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. N., 22 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi u identifikua nga Policia e Korçës, si i përfshirë në këto veprimtari kriminale, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të zhvilluar më datë 28.10.2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit