0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

Korçë/ Në disa zona dëbora mbi 1 m, vështirësi në qarkullim në disa akse…

- Advertisement -

Rreshjet e dëborës me intesitet kanë qënë edhe gjatë natës prezente në qarkun e Korcës, në disa zona vijon të ketë ende prezencë të rreshjeve.

Sipas informaciomeve në Fshatin Turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm. Në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në Majën e Mashkullorës mbi 1 metër.

Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëmgjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren.

4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohet të vendosen zinxhira për qarkullim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit