Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje
- Rrëfenja e lashtë e Koranit në Pogradec, “Korani dhe Vera”
- Personazh nga Lorena Kodra: “Hëna Gënjeshtare” nga Bramo, një udhëtim mes dashurisë, iluzionit, tradhtisë…
- Vrasje në Korçë, 20-vjeçari ekzekutohet brenda një pallatit, autori dhe viktima ishin shokë…
- Nga Ardit Qirici: Festa e Birrës apo “Bukë dhe Cirk”? Thirrje për bojkot…
- Qafë Thana drejt “One Stop”, inspektohen përgatitjet për nisjen e sistemit…
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore


