Jetojmë në Shqipëri dhe lajmi më skandal që na vjen në këto momente ka të bëjë me investimin gjigand që valla u quajt te gjimnazi më me emër në qytetin e Korçës, ai i “Themistokli Gërmenjit”.
Pa u inaguruar mirë shkolla vijnë në këto momente këto foto për portalin tonë, ku tubat e ngrohjes janë çarë dhe uji është futur në klasat e kësaj shkolle të re. Skandal më të madh nuk ka, aq më tepër që investimi ishte marramendës dhe ja përveç palestrës që fuste ujë javë më parë, tashmë uji derdhet nëpër klasa, sepse tubat janë çarë. Madje jo vetëm në tokë, por uji sapo ka filluar të bjerë nga tavanët e kateve më sipër.
Kush mban përgjegjësi për këtë që po ndodh në këto momente në gjimnazin më të mirë të qytetit të Korçës!?
Shikoni fotot e mëposhtme se çfarë po ndodh me klasat dhe ujin.