22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

‘Shqipëria turistike’/ ‘Luadhi i Çelos’, eksplorim në shtegun malor në Tushemisht! Fermeri: Të huajt e frekuentojnë më shumë këtë zonë

- Advertisement -

“Luadhi i Çelos”, është një zonë malore mbi liqenin e Pogradecit, që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe ku ka lulëzuar dhe agroturizmi.

Nisemi nga qendra e fshatit turistik të Tushemishtit dhe në këtë udhëtim na shoqëron specialisti i Zonave të Mbrojtura Gani Bego, i cili tregon karakteristikat e Shtegut të Luadhit. Pas më shumë se dy orësh ecje në këmbë mbërrijmë në pikën më të bukur të Pogradecit, në “Malin e Qytetit”.

Ferat Xhelo është fermeri që mban këtu 500 kokë bagëti dhe 100 koshere me bletë.

“Fermer këtu shikon Shën Naumin, Tushemishtin, Zargocanin. A vijnë turistë? Vijnë turistë në këmbë me ecje, 20-30 turistë dhe shkojnë deri në Peshkëpi. Të huaj janë më shumë që frekuentojnë këtë zonë. Unë kam 30 vjet që punoj këtu në bletari dhe blegtori. Është kullota më e bukur”, tha ai.

Na duhen të përshkojmë dhe 5 kilometra të tjerë për të mbërritur në destinacion: Livadhin e Ccelos që vendasin i thonë “Luadh”. Një sipërfaqe prej 260 hektarësh, ku janë kultivuar pemë frutore, janë ngritur ferma së fundi bujtina. Një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në Pogradec.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit