14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Rrëfimi i 39-vjeçarit: Droga më çoi në burg! Po tentoj të largoj varësinë nga heroina me metadon…

- Advertisement -

Nga tymosja e një cigare hashash i riu nga Korça përfundoi duke vjedhur që të siguronte para për varësinë nga kokaina dhe heroina. Për Report TV 39 vjeçari rrëfen vitet që kaloi nëpër burgje dhe sfidën për të qendruar larg heroinës.Në këtë qytet 100 përdorues droge trajtohen në qendrën “Aksion Plus”

Nisi 8 vite më parë të tymosë cigare hashashi e më pas përfundoi tek drogërat e forta si kokainë e heroinë. 39-vjeçari nga Korça, disa vite të jetës së tij i ka kaluar nëpër burgje pasi droga e çoi drejt vjedhjeve për mbjetesë. Në kushtet e anonimatit ai rrëfen për Report Tv sfidën e përditshme për të qëndruar larg heroinës. E gjejmë në qendrën Aksion Plus ku po trajtohet me metadon.

“Kam 8 vite që pi drogë, 3 vite që pi metadon. Droga më nxirrte nga vetja. Kam marrë heroinë kokainë, me gjilpëra kam përdorur shumë. Vij këtu çdo ditë për metadonin. Ndersa dy ditë e marr me vete në fundjavë. Ndjehemi më mirë se më qetëson, po të mos pi këtë (metadonin) çakërdisem. Kur s’marr ilaçin, atë do vete të bëj (heroinën). Jam më i qetë me ilaçin, kur s’marrin ilaçin kam kriza dhe do detyrohem të marr sërish atë (drogën)” tregon ai për Report Tv.

Numri i përdoruesve të drogës është rritur vit pas viti, tha me shqetësim infermierja e qendrës Aksion Plus. Aktualisht trajtohen me metadon 100 persona, kryesisht nga Korça por dhe bashkitë e tjerë të qarkut, si Pogradeci, Kolonja, Devolli e Maliqi.  Metadoni është një trajtim që ndihmon përdoruesit e heroinës që duan të heqin dorë prej saj, duke u lehtësuar dhimbjet.

“Të kartelizuar janë 100 persona që marrin metadon Çdo ditë, ka persona që dalin nga linja jonë dhe rikthehen. Situata paraqitet alarmante sa vjen e përkeqësohet sepse ka persona të rinj që shtohen. Janë përdorur heroinë dhe vijnë për tu rehabilituar. Ka persona të rinj që kartelizohen për mua është shqetësuese. Ata që arrijnë të lënë heroinën dhe të marrin metadonin mund të integrohen në shoqëri” thotë Marinela Fustanja, Aksion +

Infermierja e ‘Aksion Plus’ thekson se rreth 10% e personave që trajtohen me metadon, janë infektuar me hepatit C, si pasojë e përdorimit të gjilpërave për përdorimin e heroines.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit