Një 39 vjeçar nga Korça ka nisur lëndët narkotike që në moshë të hershme, ku më shumë se 10 vite i ka kaluar në qeli për shkak të vjedhjeve që kryente për të siguruar të ardhura për të blerë drogë. Nga cannabisativa kaloi tek heroina, aq sa krijoi një varësi dhe prej tre vitesh kurohet me metadon. E sheh këtë medikament jetik, pasi në rast të mostrajtimit ndjen dhimje dhe konfuzione.
Marinela Fustanja (infermjere pranë qendrës aksion +) thotë se rastet e përdoruesve të lëndëve narkotike kanë pësuar një rritje viteve të fundit, teksa në Qarkun e Korçës trajtohen me metadon 100 persona, por numri i të kartelizuarve i kalon 200 të tillë. Ndërsa bashkia me numrin më të lartë të personave të varur nga droga është qyteti i Korçës. Fustanja thotë se kohëve të fundit ka dhe një tendenë të shtuar tek të rinjtë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe trajtimin me metadon. 7 herë në javë duhet të paraqiten për të marrë dozën e duhur të medikamentit i cili i mban larg lëndëve narkotike.
Infermierja shton se rreth 10% e personave që trajtohen me metadon, janë infektuar dhe me hepatitin C, sipasojë e përdorimit të gjilpërave për përdorimin e heroinës mes personave të varur nga drograt. Edhe në këtë pikë ka pasur një rritje të dukshme kohëve të fundit për këta persona.