6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

(Dokument) Pogradec/ Këshilli gënjeu! Në qytet performanca për mbledhjen e tarifave dhe taksave është e dobët, prandaj u kërkua rritja e tyre!

- Advertisement -

Në raportin e performancës të publikuar nga vetë Bashkia e Pogradecit, evidentohet ulja e mbledhjes së taksave dhe tarifave në vite. Duke nisur nga viti 2020 dhe në vazhdim, ky institucion e ka pasur të pamundur të administrojë plotësisht mbledhjen e të ardhurave dhe në këto kushte propozoi rritjen e tarifave për taksapaguesit e rregullt, ndërsa për një pjesë tjetër të taksapaguesve ky institucion është dorrëzuar në mbledhjen e të ardhurave. Një shkak tjetër për rritjen e tarifave vendore nga 25% për qytetarët e deri në 100% për bizneset, është ulja e transfertave qeveritare, të cilat pasqyrohen dhe në raportin e performancës së institucionit.

Ndërkaq këshilltarët Mentor Rama dhe Çelnik Haxhillari u shprehën të gatshëm të kundërshtonin këtë vendimarrje, nëse provohej që administrimi i institucionit kundër informalitetit ka qënë i dobët. Në këto kushte sot publikohen dokumentet ligjore që vërtetojnë paaftësinë e institucionit në mbledhjen e taksave. Por përveç biznesev që janë evidentuar dhe nuk i janë mbledhur taksat, ka me mijra biznese të tjera të pa evidentuar nga vetë institucioni.

Ajo që tashmë dihet është se këshilltarët në fjalë kanë të gjitha argumentet e nevojshme për të kundërshtuar vendimarrjen, për të cilën e votuan së bashku me 16 këshilltarë të tjerë.

Këshilli miratoi të hënën paketën fiskale me rritjen e tarifave për biznesin, me 18 këshilltarë pro dhe 6 kundër.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit