Armand Braho
Pas afro dy orësh diskutime me tone të larta, është miratuar nga Këshilli Bashkiak Pogradec paketa e re fiskale e cila do të rrisi tarifat vendore për patrimin. Vetëm 18 këshilltarët e maxhoranxës votuan pro, ndërsa 6 këshilltarë nga partitë opozitare dhe të pavarur votuan kundër. Konkretisht rritja e tarifave vendore për pastrimin do të shkojë nga 20% deri në 100% më tej: Prodhim (punime mobilerie punime druri,punime mermeri,fara e fidane,rritje shpendesh,rritje peshku,etj) prerje dhe tregtim dru zjarri për të cilën parashikohet rritje prej 100%. Parukeri,berber,estetike parashikohet rritje prej 40. Ë rritje prej 100%. Bar-Restorant, Hotele, Agrobiznes, Fast-food rritje prej 50 %. Bar-Kafe rritje prej 50%. Në këtë mbledhje jashtë rradhe nuk ishte prezent kryetari i Bashkisë Pogradec.
Këshilltari Arbër Male në një deklaratë për mediat tha se asnjë nga propozimet e parashtruara nuk u mor parasysh nga Këshilli Bashkiak dhe shtoi se rritja e tarifave ishte e pajustifikuar nga ana e administratës.
Këshilltarja e PL Marjeta Biba tha se grupi i opozitës votoi kundër rritjes së tarifave vendore duke argumentuar se ndryshimet që erdhën pas protestës së qytetarëve një javë më parë, janë të pa përfillshme dhe nuk e ulin barrën për biznesin. Ajo shtoi se kundërshtimi i kësaj pakete fiskale do të vazhdojë edhe në institucine të tjera.
Vetëm një javë më parë, qytetarët e Pogradecit dolën në protestë përpara Bashkisë për të kundërshtuar këtë rritje teksa bashkia atë javë tërhoqi nga këshilli propozimin për rishqyritim. Në paketat fiskale të juglindjes ka pasur rritje të tarifave për shërbimet vendore, vetëm një javë më parë Bashkia e Korçës i rriti këto tarifa me 20% ndërsa rekordin për rritjen e tarifave e mban bashkia Pogradec e cila i rriti tarifat për kategori të ndryshme biznesi deri me 100%.
Bizneset me xhiro 0-2 ml lekë:
Rritje 100% – Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 17.400 lekë dhe behet 34.800 lekë
Rritje 50% – Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 18000 lekë dhe bëhet 27000 lekë
Rritje 50% – Bar kafe ishte 15000 lekë dhe bëhet 22500 lekë
Bizenset me xhiro 2-5 ml lekë:
Rritje 100% – Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 25800 lekë dhe behet 51600 lekë
Rritje 50% – Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 23700 lekë dhe bëhet 35550 lekë
Rritje 50% – Bar kafe ishte 18240 lekë dhe shkon 27360 lekë
Bizneset me xhiro 5-8 ml lekë:
Rritje 100% – Prodhim (punime mobileri punime druri, punime mermeri ,rritje shpendesh, rritje peshku,etj) ishte 33000 lekë dhe bëhet behet 66000
Rritje 50% – Bar restorant hotele, agrobiznes fast food ishte 29400 lekë dhe bëhet 44100 lekë.
Rritje 50% – Bar kafe ishte 15750 lekë dhe shkon 31500 lekë.