0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

Pogradec/ Jeton e vetme në gërmadha, Bashkia nuk ndërhyn pas ankesave të shumta…

- Advertisement -

Adriana Pilinçi jeton e vetme në një ngrehinë të rrënuar, gati në të rënë në lagjen “Topleci” në Pogradec. E sëmurë dhe me kushte të vështira ekonomike, mundohet të qëndrojë e gjallë. Edhe pse qindra herë i janë drejtuar kërkesa pushtetit vendor për të vënë dorë në banesë, përsëri asnjë ndërhyrje. Me frikën që ndonjë copë tavan mund të bjeri, e nis dhe mbyll ditën. 

Premtimet që banesës tipike Pogradecare, shumë vjecare do t’i vihet dorë, kanë qënë të shpeshta nga Bashkia Pogradec, por shkak për vonesën sipas burimeve ka qënë pritja e financimit për ndërhyrje në të gjithë lagjen muze. 

Gjithsesi dimri i vështirëson kushtet e Adrianës, e cila prej vitesh është sëmurë dhe me pensionin e saj nuk mund të përballojë kostot për rikonstruktimin e banesës. Shpresa e vetme e saj janë të gjithë ata që mund ta ndihmojnë sadopak, me çdo mundësi. Ndërsa apeli për pushtetin vendor është “Më ndihmoni të kem një shtëpi të sigurtë pa qënë ende vonë”.

Godina është gjysëm e shembur dhe vetëm një dhomë është e jetueshme. Ndërsa vetë godina gjendet afër themeleve ku ka qënë shtëpia e “Kutelit”. Çila është arsyeja që Adriana të vazhdojë të vuaj në këtë banesë? 

Ribotim

Foto – Edmond Prifti

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit