22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Korça e preferuar për fundvit, surprizon Shkodra e Thethi! Ekspertët: Kultura dhe tradita shqiptare josh te huajt 

- Advertisement -

Korça mbetet destinacioni më i preferuar për festat e fundivitit në Shqipëri, por nuk ngele pas Durrësi dhe Vlora. Për eksperëtët e turizmit suprizë këtë vit vjen Shkodra dhe Thethi ku janë bërë shumë rezervime për Krishtlindje e Vitin e Ri.

Ana Bashalli la mësuesinë dhe doli jashtë mureve të shkollave, për të ndjekur pasionin e saj, atë të udhëtimit. Nisi 5 vjet më parë.

Si fillim zgjodhi të udhëtonte brenda në Shqipëri. Por më pas rrugëtimet e shpeshta u organizuan jashtë kufijëve. Levizja nëpër botë për të, tashmë është kthyer në një traditë, qoftë për festa, por edhe thjeshtë për të eksploruar, qytetet e vende që nuk i ka parë asnjëherë.

Por kësaj here për festat e fundvitit Ana ka zgjedhur Shqipërinë, familjën e saj dhe shoqërinë ktu. Dy janë destinacionet ku ajo do të shkojë; në Korcë dhe në Valbonë

Për ekspertët e turizmit, Korca mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët në natën e ndërrimit të viteve. Pas saj vijnë qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora

Por këtë vit ekspertët thonë se surprizë është qyteti i Shkodrës dhe Thethi.

Ka qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në qytetet e rajonit. Shumë prenotime janë bërë në Prevalla, Tetovë, Budva e Kolashinë

Megjithatë duket se supriza më e madhe janë të huajt që do të festojnë në Shqipëri. Ashtu si në sezonin turistik, ekspertët tregojnë për një numër të madh, që do të kalojnë Krishtlindjen apo Vitin e Ri në qytetet kryesore të vendit tonë.

Festat e fundvitit nuk e kanë humbur magjinë e tyre. Qytetarët organizohen për ditë e netë ndryshe. Rezervimet dhe prenotimet, qoftë ato tradicionale me familjen, apo me shoqërinë, kanë nisur që në nëntor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit