5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Harrohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Qafë Thanë, sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit shenjtoren Shqiptare…

- Advertisement -

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo u shpreh: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por pavarësisht kësaj ajo kurrë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.    

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta.

Së fundmi në nder të Nënë Terezës u vendos busti i saj në oborrin e Ambasadës së Kosovës në Shkup. Në ceremoninë e inaugurimit në 11 shtator, morën pjesë presidentët, Begaj, Osmani e Pendarovski.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit