Monitorohet me synim mbrojtjen situata e shpendëve në pikat breg-liqenore të Prespës dhe Pogradecit.
Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura Korçë, në bashkëpunim me ekspertë ornitologe, organizata mjedisore dhe dashamirës të natyrës, kanë zhvilluar procesin e vrojtimit dhe numërimit të shpendëve përgjatë pikave të caktuara breg-liqenore të Prespës dhe Pogradecit.
Monitorimi në mënyrë sistematike i shpendëve në këto zona të mbrojtura, shpërndarja gjeografike dhe dallimi i zonave, për nga numri i popullatave, i shërbejnë në vazhdimësi konceptimit të strategjisë, apo politikave kombëtare për ruajtjen e habitateve të tyre.
Ende nuk janë bërë të ditur të dhëna nga ky proçes vrojtimi dhe numurimi që tregon ecurinë dhe situatën e shpendëve në pikat breg-liqenore të Prespës dhe Pogradecit.