5.6 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

U dënua për korruptimin e të penduarit që FUNDOSI grupin Shullazi, del nga burgu “Reqi i Korçës”!

- Advertisement -

Është liruar nga burgu Elton alias Gentian Goskova, i njohur ndryshe si “Reqi i Korçës”.

Ndërsa në kërkim vijon të qëndrojë Ervis Kosova, i cili për të njëjtën vepër penale që akuzohej Goskova, është dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim.

Lirimi i Goskovës është kryer pasi nga përllogaritjet e kryera nga Drejtoria e Burgjeve, ka rezultuar se ai kishte përfunduar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

48-vjeçari Goskova, i cili konsiderohet si i “forti” i Korçës u arrestua në 20 shkurt 2022 nga Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi u përfshi në një ngjarje për korruptimin e të penduarit të SPAK, Luftar Reçi, i cili prej tre vitesh po bashkëpunon me prokurorinë.

Sipas dosjes hetimore, Ervis Kosova dhe Elton Goskova, kanë bërë përpjekje të shumta për të korruptuar dëshmitarin Luftar Reçi, që mbahej i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë.

Rreth 260 mijë euro i janë ofruar bashkëpunëtorit të SPAK-ut në këmbim të tërheqjes së dëshmisë për implikimin e Emiljano Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit në vrasjen e Vajdin Lamaj janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla dhe vetë Luftar Reçi./ora

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit