22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Nga Jorgji Sidheri/ “Korça vend për Aganë dhe jo për fukarenë”

- Advertisement -

Kur isha i vogël dëgjoja nga më të moshuarit :
“Korça vend për Aganë dhe jo për fukarenë.”

Kishin të drejtë, pavarësisht se dëborë nuk bie si qëmoti ama temperaturat në minus shkojnë më shumë se qëmoti.Kur binte dëborë ishte më ngrohtë se sa kur shkon minus 15 – 20 gradë siç vete shpesh tani.Behari 3 muaj sbie pikë shiu thahet çdo gjë dhe temperatura arrin 33-36 gradë celsius në hije.Burime shterojnë se dëborë sbie nëpër male si qëmoti ajo i mbush me ujë “damarët” e tokës.


Filloi që sot 1 gradë në mëngjes dhe në maj ngrohet që kur të ulesh mbi gur mos ndjesh ftohtë nga poshtë (siç thoshin pleqtë)


Po je prush nga xhepat është mirë dimri në të kundërt, Dielli -zjarri i fukarait.
Miliona lekë duhen të dalësh nga dimri në Korçë, më shumë batanije, më shumë rroba, më shumë ushqime me kalori për të mbajtur temperaturën e trupit, më shumë dru, më shumë energji elektrike, më shumë gaz, për çdo lloj ngrohje të shtëpisë apo bizneseve.
Një dimër të mbarë ju uroj.
Jorgji SIDHERI

Burimi: NewsIn.Al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit