5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë sot se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë…”, ka thënë ndër tjerash Jovanoviq në një postim në rrjetin social X, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se “nuk duhet të heshtim për Kosovën”.

“Ne kemi zgjedhje së shpejti dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit