3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Bashkia Korçë pa zyrë për konsumatorët. Qytetarët të pa mbrojtur…

- Advertisement -

Zyrat e vendore për mbrojtjen e konsumatorit duket se ende nuk janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe pse janë element i paraparë në ligj. Njesi të ndryshme të qeverisjes lokale e shohinë shpesh herë si çështje të dorës së dytë sigurinë e konsumatorit, ndërkaq ka raste të shumta të shkeljes së të drejtave, të cilat bëhen mediatike. 

Qendra “Konsumatori Shqiptar” zbatoi projektin “Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri për të arritur standardet evropiane”. Projekti synoi të fuqizonte, të rriste aktivizmin, por dhe të ndikonte në institucionet publike qendrore dhe vendore, me fokus mbrojtjen e konsumatorëve. Projekti u zbatuar për rreth 18 muaj, nga muaji Prill 2021 e deri në Shtator 2022 me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, por me fokus kryesisht në Bashkitë Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

“Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri për të arritur standardet evropiane”- Protect ME u zbatua nga Qendra “Konsumatori shqiptar”, sëbashku me CeMI, me mbështetjen e Bashkimit Evropian IPA 2017.

Në vazhdën e punës mbi zbatimin e këtij projekti janë realizuar mbi 5 takime, nga drejtues dhe specialistë të projektit. Në të treja bashkitë, ndër to dhe në Bashkinë e Korçës, gjatë takimeve të zhvilluara, çështje kryesore ka qënë nxitja e aktorëve lokal për të hapur Zyrën Vendore për Mbrojtjen e Konsumatorit. Takimi i zhvilluar në nivel specialistësh dhe drejtorësh, përfshirë dhe prezencën e nën kryetares së Bashkisë, të cilëve i është kërkuar hapja e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Korçë. Por nga konstatimi përfundimtar është arritur në konkluzionin që subjektet mendojnë se nuk duhet të ketë një të tillë duke ju shmangur kontrollit dhe përgjegjësisë.

Nga ana tjetër është ligji për mbrojtjen e konsumatorit ai i cili obligon prezencën e zyrave të tilla në të gjitha njesitë vendore dhe i ngarkon ato ta kryejnë këtë detyrim, referuar nenit 56 të tij. Por siç duket, Bashkitë e konsiderojnë një barrë shtesë prezencën e këtyre zyrave, duke e shkelur ligjin, por ajo që është më problematike, është dyshimi që kanë këta të fundit mbi ekzistencën e një kuadri ligjor në këtë fokus. Kjo tregon dhe dobësinë institucionale dhe paaftësinë e personave përgjegjës.

Bashkia më e madhe e Juglindjes, edhe pse ka patur një shkresë drejtuar saj për hapjen e zyrës, duket se ende nuk ka reaguar pozitivisht, duke e lënë në letër kërkesën e ardhur nga Qendra e Konsumatorit Shqiptar. Në republikën e Shqipërisë 16 bashki momentalisht kanë një zyrë dedikuar mbrojtjes së konsumatorit në mënyrë të strukturuar me drejtori, ose me disa nëpunës e specialistë.  15 Bashki kanë dedikuar vetëm një nëpunës për mbrojtjen e konsumatorit, i cili mbart disa nga funksione të tjera brënda organikës së institucionit (agronom, zooteknik,etj.). Ndërkohë 30 bashki, përfshirë Durrësin, Korçën, Elbasanin, Shkodrën, Fieri nuk kanë zyra dhe as specialistë dedikuar mbrojtjes së konsumatorit, edhe pse kanë një numër të madh të përqëndrimit të popullsisë.

Këto zyra janë hallka e parë ku qytetarët mund t’i drejtohen në një moment kur shkelen të drejtat e tyre. Disa nga funksionet e saj janë mbajtja e ankesave dhe regjistrimi i tyre, informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bizneseve sidhe dhënia e rrugëzgjidhjes nëse këto çështje janë nën kompetencën e njesisë vendore ose në raste kur kemi të bëjmë me kompetenca të qeverisjes qëndrore, kjo e fundit delegon ankesën dhe më pas qytetari merr një zgjidhje aty.

Meqënëse pushteti vendor është më pranë qytetarit me shërbime, një zyrë e tillë do të shërbente për t’i dhënë më shpejt përgjigje dhe zgjidhje problematikave të adresuara. Në këtë moment Qendra Konsumatori Shqiptar, në qytetin e Korçës, nëpërmjet individëve të ndryshëm ka zgjidhur një sërë problemesh me kosumatorët duke dhënë ndihmë juridike parësore falas. Problematikat e referuara dhe zgjidhura kryesisht kishin të bënin me produktet joushqimore, tregëtinë online ose garancitë e produkteve. Parimish mbrojtja e konsumatorit përfshin një sërë të drejtash në një fushë të gjër të produkteve dhe shërbimeve.

Detyrimisht lind pyetja, pse Bashkia e Korçës nuk e do një zyrë për mbrojtjen e Konsumatorëve, edhe pse kemi raste të ndryshme të evidentuar për shkelje të të drejtave tyre?

RAPORT MONITORIMI I FAQEVE ON LINE (WEB SITE-VE) TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE MBI INFORMACIONIN PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE /

Autor: Armand Braho (RIBOTIM)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit