Shumë sipërmarrës nga qarku ynë të angazhuar në fushën e bujqësisë kanë krijuar emër dinjitoz me produktet e tyre në tregun vendas, duke forcuar brand-in e këtij qarku për produktet ushqimore.
I tillë është edhe rasti i subjektit “Albvita”, i cili prej 5 vitesh tregton dhe përpunon mish të freskët vendi në mënyrë artizanale sipas traditës italiane, duke e përzgjedhur lëndën e parë nga zonat malore të Pogradecit e duke mbështetur në këtë mënyrë blegtorët e zonës.
Ajeti, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij Ajmirin, kanë krijuar këtë biznes familjar shumë të suksesshëm me vendodhje në një zonë qëndrore të Tiranës, duke iu ofruar shërbim (edhe katering), shumë konsumatorëve në Tiranë, me një staf prej 10 punonjësish.
Ajeti i është dedikuar po ashtu me shumë përkushtim edhe zhvillimit të një ferme në Dardhas të Pogradecit, ku ka mbjellë 10 mijë rrënjë gêshtenja në një sipërfaqe prej 33 hektarësh. Pas përfundimit të ciklit të parë të prodhimit brenda vitit 2024-2025, ai synon që sasinë e grumbulluar të gështenjave ta eksportojë në Itali e në Kanada, si një nënprodukt shumë të kërkuar për prodhimin çokollatave, etj.
Falë punës së palodhur dhe një angazhimi aspak të thjeshtë, Ajeti dhe familja e tij janë një shembull i spikatur i njerëzve punëtorë në qarkun tonë, që me dedikimin dhe suksesin e tyre kthehen edhe në një mbështetje të madhe për komunitetin e zonës.
Shumë vlerësim e respekt!