22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Shoferi i dehur përplas me makinë policin 20 vjeçar, i cili po kalonte vijat e bardha

- Advertisement -

Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet, teksa kalonte vijat e bardha, para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Mësohet se automjeti me drejtues Antonio Frroku ka përplasur efektin e policisë Mariglen Allka. Efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka 20 vjeç është përplasur nga një mjet kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Mjeti që ecte me shpejtësi të lartë drejtohej nna Antonio Frroku 30 vjeç. Policia detajon se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin që po kalonte vijat e bardha.

Efektivi i policisë Mariglen Allka është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit ndërsa shoferi i dehur në Komisariatin e Durrësit për veprimet hetimore.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët. Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”.
Aksidenti ka ndodhur në rretho orës 18.35 në lagjen nr.8 orar kur rrugët janë të mbushura me qytetarë në përditshmërinë e aktivitetit të tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit