Si pjesë e reformës në sistemin e arsimit profesional në vendin tonë, edhe dy shkollat e tjera profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Tërova” në qytetin e Korçës janë bashkuar në një drejtori të vetme, nën emërtimin “Shkolla Profesionale Shërbime”. Pjesë e këtij bashkimi ka qënë edhe një filial i shkollës bujqësore që ndodhet në Pogradec. Për drejtoren e kësaj shkolle Tatjana Mero, kjo reformë synon të rrisë cilësinë e arsimit profesional.
Këtë vit është vënë re një rritje e interesit të të rinjve për arsimin profesional, duke bërë të mundur hapjen e 5 klasave të 10-ta, por sipas Meros pritshmëritë janë të larta pasi ka ardhur koha që të rinjtë tu drejtohen profesioneve.
Këtë vit shkollor janë regjistruar pranë Shkollës Profesionale Shërbime në Korçë rreth 80 nxënës, teksa në total në të gjitha drejtimet që ofron kjo shkollë ndjekin studimet rreth 400 nxënës.
Burimi: RTSH Korça