9.4 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
9.1 C
Bilisht
8.5 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Qafë Thanë: Ndalohet 59 vjeçari për mashtrim, i vendosen prangat në doganë (Emri)

- Advertisement -

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Benon Dollija., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan.

Burime bëjnë të ditur se arrestimi i 59 vjeçarit është bërë menjëhërë pas paraqitjes së dokumentacionit tek kontrollori Shqiptar në doganën e Qafë Thanës. Në momentin e arrestimit  ai ka qënë i shoqëruar me disa persona të tjerë në mjetin të cilin e drejtonte vetë. Në momentet e kontrollit dhe rregjistrimit në sitemin TIMS, ka rezultuar se Benon Dollija ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit. I menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi policisë, të cilët kanë bërë menjëhërë arrestimin. Dollija po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut në momentin e ndalimit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit