79 vjetori i çlirimit i gjeti të ndarë faktorët poltik në qarkun e Korçës. Në qytetin e Pogradecit homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, zhvilluan vetëm autoritetet lokale, ku u vu re mungesa e partive opozitare, të cilat ju bashkuan homazheve një ditë më parë, pra ditën e 28 nëntorit në varrezat e martirëve të këtij qyteti. Ndërsa në qytetin e Korçës, homazhe përveç personaliteteve lokale zhvilluan dhe disa antarë të këshillit bashkiak të PL të këtij qyteti.
Familjarët e dëshmorëve në Pogradec për Pograecipress.al thanë se nuk janë të vlerësuar sa duhet dhe se prej më shumë se 15 vitesh nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, për të afërmit e tyre që dhanë jetën për vendin. Ata shprehen se shpresat i kanë vetëm në qeverisjen e të majtëve.
Duhet të na jepej shpërblimi ne familjarëve. Ne nuk na kanë dhënë asgjë se na i prenë shpërblimet. Ka 14 vjet që nuk na kanë dhënë shpërblim. Tha njëri prej familjarëve të dëshmorëve në Pogradec.
Qyteti i Pogradecit ka numrin më të lartë në qarkun e Korçë të dëshmorëve, ku numurohen 240 dëshmorë të cilët kanë rënë në përpjekjet me fuqitë e huaja.Pogradecipress.al