6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Ndeshja Skënderbeu- Kukësi përfundon me rezultatin 2-2

- Advertisement -

Skënderbeu nuk arriti të fitonte ndaj Kukësit, teksa kryesonte 0-2 dhe në pjesën e dytë lëshoi totalisht, duke bërë që Kukësi të shënonte dy gola të tjerë. 

Në përfundim një 2-2 në Kukësi-Skënderbeu, një rezultat që në fakt sjell keqardhje, pasi Skënderbeu duhet të kishte fituar, teksa kryesonte me jo 1, por 2 gola. 

Pjesa e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut përfundoi me një Skënderbe super, pasi shënoi 2 gola deri tani dhe kishin raste pafund. Në 45 minuta Skënderbeu ka bërë “ligjin” te “Arena e Demave”, ndërkohë që Kukësi vetëm një rast në këtë pjesë, gjë që tregoi se bardhekuqtë kishin më shumë dëshirë për fitore. 

Ishte Franklin që shënoi brenda zonës që në minutën e 12-të dhe duket se çliroi bardhekuqtë që më pas nuk mbahen më. 

Liço jep një asis për Franklin që edhe pse ka mbulimin e dy futbollistëve përsëri del përballë portës dhe shënon golin e avantazhit.

0-1 për Skënderbeun, ndërkohë që më pas është Skënderbeu që ka raste të pastra shënimi. Në minutën e 38-të Gresild Lika shënon një eurogol me një goditje dënimi dhe 0-2 për Skënderbeun. 

Bardhekuqtë nuk mbahen më dhe shënojnë edhe të tretin me atë të Likës, por ka qenë Franklin në pozicion jashtë loje 3 minuta para fundit. 

Një pjesë e parë vërtet super për Skënderbeun.

Pjesa e dytë nis e qetë dhe me dy ndërrime për trajnerin Stavri Nica, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut i besoi të 11-të lojtarëve që rreshtoi që në fillimin e takimit.

Minuta të mira për Kukësin pas minutës së 50-të, teksa verilindorët e mbyllin Skënderbeun në portë dhe është Zhongo në minutën e 54-ër që përfiton nga një gabim i portierit Alia dhe shënon golin që rihap sfidën. 

Më pas Kukësi shton presionin dhe Skënderbeu nuk është në fushë në pjesën e dytë. Është Kukësi që shënon golin e barazimit 9-të minuta para fundit dhe në fakt nga ajo që u pa në fushë në pjesën e dytë barazimi ishte rezultati më i drejtë. 

Skënderbeu merr një pikë në këtë transfertë dhe mund të themi pa frikë se ka humur 2 të tilla. 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit