22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Kronikë: Shmanget tragjedia në Prodan, ja si e paralajmëruan banorët këtë situatë një ditë më parë…

- Advertisement -

Nga Lorena Kodra:

4 persona rrezikuan jetën mëngjesin e kësaj të marte në ujrat e lumit Prodan. Falë ndërhyrjes së shpejtë nga punonjësit e zjarrëfikses u bë i mundur shpëtimi i tyre, por mungesa e një ure është një problem i mbartuar dhe i rrezikshëm për banorët e dy fshatrave, Gjonç e Prodan në bashkinë e Kolonjës

Shtrati i lumit mbushet me ujë sa herë ka rreshje të dendura, pasi mbledh rrëkejtë që zbresin nga mali i Gramozit, duke sjellë gurë të mëdhenj të cilët e mbushin shtratin dhe bëhen pengesë për rrjedhjen e lirshme të lumit.

Të rrezikuar ndihen jo vetëm banorët e fshatit Prodan që shtëpitë e tyre i kanë buzë lumit por edhe fshati që është sipër tij.

Banorët thonë se e kanë të përditshme kalimin e lumit nga një anë në anën tjetër kjo për vetë faktin se i lidh puna dhe kullotat por ky kalim bëhet edhe më i rrezikshëm gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit kur situata me lumin përkeqësohet.

Prej vitesh në mes këtij lumi ka mbetur vetëm skeleti i një ure të varur e cila është jashtë funksionit për shkak të amortizimit të plotë të saj. E vetmja rrugë kalimi për banorët e zonës është ecja nëpërmjet lumit gjë që i rrezikon së tepërmi. Të pashpresë, e vetmja thirrje e perseritur e banorëve është ajo për ndërtimin e një ure.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit