Prej vitesh mediat janë të ndaluar të hynë në brëndësi të shtëpisë së foshnjes “Lulet e Vogla” në qytetin e Korçës. Duke qënë se është një objekt ndërtimi i vjetër, nuk dihet saktësisht si është gjendja fizike e tij. Gjithashtu nga pushteti vendor nuk është bërë asnjë ekspertim në lidhje me këtë godinë, nga ana tjetër siçu përmend në krye të herës mediat janë të ndaluara të hynë në këyë objekt, për të parë dhe për të filmuar në këtë gjendje. Rrjedhimisht nuk dihet saktësisht fati dhe kushtet e fëmijëve të që marrin kujdes në këtë qëndër. Edhe në raportin e auditimit të KLSH-së, të janarit të këtij viti është pasqyruar kjo gjë, ku në faqen nr. 6 thuhet:
Godina ku ushtron veprimtarinë shtëpia e foshnjes “Lulet e vogla” është një ndërtim mbi 50 vjeçar. Bashkia Korçë (drejtoria e përgjithshme e pronës publike), në cilësinë e pronarit të pronës dhe shtëpia e foshnjës “Lulet e vogla”, në cilësinë e njësisë së varësisë që e përdor pronën, nuk rezultojnë të kenë ndërmarrë asnjë procedurë për kryerjen e aktekspertizës së thelluar të godinës, me qëllim vlerësimin e gjendjes teknike dhe kapacitetin e tij mbajtës, në kundërshtim me nenin 4/1, ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
KLSH vazhdon më tej duke rekomanduar si rëndësi të lartë vlerësimin e gjendjes së objektit, ku në auditim shkruan:
Bashkia Korçë (drejtoria e përgjithshme e pronës publike),të marrë masa për kryerjen e aktekspertizës së thelluar, me qëllim vlerësimin e gjendjes teknike të objektit dhe kapacitetet e tij mbajtëse.
Ndërkohë nuk dihet saktësisht nëse ende është kryer apo jo ky vlerësim. Por fakti kryesor është mungesa e transparencës së vetë institucionit nën hijen e “interesit të lartë të fëmijës”, por ky interes cungohet në rastet kur objekti është fortifikuar nga të huajt dhe ambienti tepër hermetik nuk të garanton të dhëna mbi trajtimin apo gjendjen realet të fëmijëve në këtë institucion. Në raportin e auditimit thuhet se në këtë shtëpi marrim shërbim vetëm 6 fëmijë dhe janë 16 punonjës.A.B.Pogradecipress.al