Aksi i ri rrugor Korçë – Ersekë përsëri jashtë funksionit, qarkullimi kryeht nga Qafa e Qarrit. Edhe pse një pjesë e këtij aksi është e asfaltuar, kontraktorët përsëri nëpërmjet sinjalistikës kanë bërë bllokimin e tij për qarkullimin e mjeteve. Zotimet e shumta të funksionarëve vendor, por nga ana tjetër inspektimet e shpeshta të Zv Kryeministres dhe Kryeministrit, duket se funksionojnë vetëm për rrjetet sociale dhe jo për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Punimet e stopuara rrisin kostot për banorët e Erskeës, teksa edhe vetë ndërtimi i rrugës duket se nuk është projektuar mirë, duke krijuar një bedencë të rezikshme sidomosë në stinën e dimrit dhe konkretisht për një aks i cili ka shumë rreshje dëbore dhe shiu.
Nuk dihet pse së fundmi është vendosur ndalimi në këtë rrugë, për arsye se nuk kanë përfunduar punimet apo se aksi është i rrezikshëm nga ngircat. Gjithsesi automjete të ndryshme shkelin rregullat duke qarkulluar në aksin e ndaluar.Pogradecipress