Skënderbeu në volejboll për femra nuk arriti t’ia dilte dje në mesditë në Kupën Pavarësia, ndërkohë që u mposht në një nga humbjet që ndoshta askush nuk e priste me Dritën e Gjilanit.
3-0 rezultati përfundimtar për kosovaret, rezultat që në fakt edhe vetë lojtaret në parket dhe stafi teknik nuk e prisnin që do të ndodhte.
Skënderbeu pak kohë më parë në Kupën Ballkanike e mposhti 3-2 Dritën, ndërkohë që dje Skënderbeu thuajse nuk ishte në parket. Humbje që duhet të bëhet mësim për Skënderbeun, pasi edhe në kampionat humbi me Partizanin në “Tamara Nikolla” dhe kjo tregon se herë pas herë ka luhatje.
Tashmë mbetet Kupa e Shqipërisë dhe titulli kampion në superligë dhe Skënderbeu këto dy trofe nuk duhet t’i diskutojë.
Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme shumë pak janë parë të flasin lojtaret dhe stafi teknik. Të gjithë kanë qenë të mërzitur dhe me të drejtë dje nuk kemi parë Skënderbeun që presim të gjithë të shohim.
Forca vajza! Kupa Pavarësia iku. Tashmë mbetet të reagoni në vazhdim dhe të tregoni që vërtet jeni Skënderbeu!