Kronikë nga gazetarja Lorena Kodra
Keto zbukurime ja kanë shtuar edhe më tepër gjallerinë qytetit të vogël të Ersekës, në prag të festave të fundvitit. Zbukurimet tradicionale me punime artizanale e bëjnë këtë qytet të veçante dhe tepër tërheqës, jovetem për qytetarët e Ersekës, por edhe vizitorët e shumtë që i shtohen qytetit në fundjavë.
Ky qytet i vogel në juglindje të vendit ka ditur gjithmonë të ruaj traditën, si në zbukurimet e qytetit ku dallohet lehtësisht punimi në dru, e deri tek pema origjinale, për të vazhuar më pas tek pritja dhe festimet. Ndaj dhe turistët më së shumti zgjedhin pikërisht Erseken, për të kaluar disa ditë pushimesh dhe pse jo të memorizojnë kujtimet e tyre në foto.
Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Ersekë, ka dite që ka nisur me punën që nga qendra, pedonalja e deri tek institucionet përreth, te cilat po sjellin një atmosferë ndryshe.
Kete vit qytëti ka edhe risi sa i perkët zbukurimeve, por me fanatizëm është ruajtur tradicionalja në çdo cep të qytetit.