FIER- Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë marrë të pandehur dhe Prokuria ka dërguar dosjen për gjykim për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë. Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë”, njofton prokuroria.
Mediat shkruajnë se i ndjeri nuk është hospitalizuar dhe s’ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.
Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.