Në fshatin Boshanj të Ersekës ka rënë zjarr në një godinë në pronësi të një çifti të moshuarish.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën që përdoret për gatim dhe mbajtjen e zahireve.
Fal ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikses u bë i mundur izolimi i flakëve të cilat depërtuan deri jashtë dhe rrezikuan banesën e ciftit të moshuar së bashku me 3 banesa të tjera në afërsi të saj.
Fatmirsisht nuk pati probleme në njerëz pasi çifti i të moshuarve ka dalë menjeherë jashtë ndërkohë mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku ose ndonjë shkëndijë elektrike.