3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Sot 4 vite nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 26 nëntorit! 51 shqiptarë humbën jetën dhe 1 mijë të tjerë u plagosën

- Advertisement -


Sot mbushen plot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit  i vitit 2019 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur. Sot mbushen plot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit  i vitit 2019 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur.  

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkaktoi dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave banorë në disa qytete si Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë dhe Tiranë, ndërkohë që ende sot ka banorë që nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Shumë shtete u solidarizuan me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike duke shprehur këtë nëpërmjet ndihmave të shumta humanitare dhe financiare, si dhe duke sjellë forcat e kërkim shpëtimit të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave të viktimave nga gërmadhat.

Sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar vetëm disa foto nga Thumana e cila ishte një prej zonave më të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm. Në fotoalbumin e publikuar, shihet sesi zona e Thumanës është shndërruar totalisht nga çfarë ishte pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit