0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

Reshjet e dëborës/ Lirohet Rruga e Arbrit! Pa energji Pogradeci, Devolli e Maliqi, disa njësi në Kukës e Dibër! 

- Advertisement -

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në akse të ndryshme të vendit që prej ditës së djeshme. Pavarësisht se situata paraqitet më e normalizuar, ende në disa prej fshatrave në Dibër, Kukës dhe Korçë mungon energjia elektrike që prej mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dëborës që përfshinë vendin ditën e djeshme, kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në veri, në qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës.

Korçë- Situata është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Problem ka në furnizimin me energjinë elektrike të disa fshatrave në bashkitë e Pogradecit dhe Maliqit. Ndërsa në Voskopojë e Dardhë, janë shtuar rezervimet e turistëve për të kaluar fundjavën. 

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ekipe të OSHEE janë angazhuar për rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku është ndërprerë por thekson se ndërhyrja është e vështirë për shkak të pranisë së lartë të akullit. Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të lartë akulli dhe që përdorin automjetet me goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.

Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, është bërë zhbllokimi dhe kriposja e rrugëve. Pjesa më e madhe e automjeteve që ishin nisur nga Tirana për në Dibër u kthyen mbrapsht.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit