Burimi: Korça Report
Reshjet e dëborës përtej romantikës, si paraqitet situata pas reshjeve të dëborës në juglindje.
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit nuk kanë kaluar pa probleme.
Më të dendura këto reshje kanë qenë në lartësite mbi 900 metra, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 centimetra.
Ditën e sotme nuk paraqiten probleme në akset rrugore nacionale, ndërsa në akset më problematike është ndërhyrë me mjete për hapjen dhe kriposjen e rrugëve.
Në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme por autoritetet këshillojë drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore ndërkohë që ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.
Në rrugët e fshatrave të të gjithë zonave malore në lartësitë mbi 1000 metra kalimi këshillohet me zinxhirë, kjo edhe për shkak të prezencës së akullit pasi temperaturat në këto zona variojnë nga – 5 në – 9 gradë celsius.
Me probleme për shkak të trashësisë së dëborës paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Vithkuq, në veçanti në majë të Mashkullores aty ku dhe trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm.
Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.
Kalimi me zinxhirë bëhet në të gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç bëhet dhe në fshatrat e njësive administrative malore të Pogradecit, Dardhas, Velçan, Proptisht e Trebinjë.
Prohleme me energjine elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur vetëm në fshatrat të njësise administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës ndërkohë që në fshatrat e tjerë të juglindjes ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë.
Me probleme gjatë orëve të fundit paraqitet situata në fshatrat e njësive administrative Çerrave dhe Dardhas në bashkinë e Pogradecit.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca civile, përfshi dhe ato mjekësore