14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Miq e kolegë i japin lamtumirën aktorit të madh të humorit Zef Deda

- Advertisement -

Me një qëndrim solemn para trupit të aktorit të madh Zef Deda, që ndërroi jetë një ditë më parë, kolegë, familjarë, qytetarë të thjeshtë, kryen homazhe në hollin e teatrit “Migjeni”, që dikur mbushej me njerëz që shijuan prej dekadash artin dhe humorin e artistit.

Jul Deda, që ashtu si babai lëvron me sukses humorin, sot nuk i mbajti dot lotët, teksa bashkë me qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë i jepnin lamtumirën të madhit, Zef Deda.

“Trupa profesioniste e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë. Aty janë emra të mëdhenj dhe sot i bashkohet edhe Zef Deda, që ndryshe e quanim “Çhaplini shqiptar’”, tha aktori i humorit, Agron Llaka.

Zefi në atë pistë që u fut, ishte e pamundur që tjetërkush të vraponte dhe t’i afrohej atij”, thotë muzikanti Osman Mula.

“Zefi ka lindur për të qenë artist. Që në moshën 5-vjeçare ka dalë në skenën e Teatrit “Migjeni”, u shpreh aktorja Zyliha Miloti.

“Zef Deda bëri një epokë të tijën, që s’besoj të përsëritet më”, thotë publicisti Filip Çakuli.

“Kam dëshirë ta falënderoj Zef Dedën. Uh çfarë babe! Një baba i jashtëzakonshëm, bashkëshort shembull dhe gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di nëse me bijtë e tij do t’ja dalim të ruajmë emrin e mirë e të madh që ka lënë në Shkodër e gjithë Shqipërinë”, thotë i biri, aktori i humorit, Jul Deda.

Artisti shumëdimensional i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit