Botuar më 14.11.2022
Nga: Armand Braho – Editorial/ Fshati i cili ka mall për pak fushatë elektorale
Për shkak të punës më ndodh shpesh të dëgjoj çudira Allashqiptare, por kjo e fundit mi tejkaloi pritshmëritë e mia. Peshkëpia është një fshat 15 km larg Pogradecit, por aty prej më shumë se 10 vitesh asnjë subjekt politik nuk dërgonte për fushatë kandidatët, qoftë për deputet apo kryetar Bashkie. Të paktën kështu më thanë vetë banorët, rreth 20 familje, pjesa më e madhe e të cilëve të moshuar. Skanë ç’premtojnë se janë të bindur që nuk mund ta mbajnë premtimin dhe siduket i’a kanë bërë vetes këtë nder duke kursyer përlyerjen e këpucëve me baltë, apo potencialisht plasjen e ndonjë gome mjeti, gjatë rrugës për mbërritjen në fshat.
Unë e mirëkuptoj maxhorancën e cila duket se ska gjë për të humbur, por nuk kuptoj kallaballëkët e opozitës që nënvlerësojnë një elektorat të mundëshëm të tyren. Teza që Shqipëria do bëhet pjesë e BE-së, rrëzohet nën rrëkmat e guzhinave ku gatuhet çdo ditë çorbë e nakatisë partiake. Mendoja personalisht që shembujt e të bërit politikë nga vendet e tjera, do ishin përvetësuar sadopak, por shoh që nën kanalet kulluese të politikës lokalistodramatike, politikanët mbeten po aq “fshataresk” në mendime, sa që ishin dhe para viteve ’90.
Ps. Një shprehje e huazuar thotë që “Fshatarizmi nuk është pozitë gjeografike, por diagnozë mendore”, pa keqkuptime dhe iritime për këtë pjesë…