2.9 C
Pogradec
1.9 C
Korçë
2.3 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
1.2 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Refuzon ti bindet policisë, përfundon në kanal 35-vjeçari

- Advertisement -

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. L., 35 vjeç, si edhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Dobranj, Devoll. Në Bilisht, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M. L., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 35-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka vijuar lëvizjen dhe më pas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga kryerja e alkooltestit rezultoi se shtetasi M. L. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Në këtë automjet ishte pasagjer shtetasi G. K., i cili së bashku me drejtuesin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit