25.2 C
Pogradec
25.4 C
Korçë
25.9 C
Bilisht
21.9 C
Ersekë
23.8 C
Maliq
26.1 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

(FOTO) Ersekë/ Nisin festimet për Festat e Nëntorit, vogëlushët mbushin sheshin në Kolonjë…

- Advertisement -

Vogëlushët e kopshteve të qytetit të Ersekës, nxënës të shkollës 9 vjeçare “Papa Kristo Negovani” dhe shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” kanë demonstruar të veshur kuq e zi në një paradë për festat e Nëntorit.

Organizim ky që për nga forma vjen për herë të parë duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve kolonjarë.

Edhe vet vogëlushët shprehen krenarë për një paradë si kjo.

Nënkryetarja e bashkisë së Kolonjës Ristana Gjergo tha se ndihet mirë duke parë fëmijë e të rinj të veshur kuq e zi, të cilët kanë sjellë nota festive në sheshin “Rilindja”

Ky aktivitet ka çelur siparin e aktiviteteve të shumta që do të organizohen në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit