6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Devoll/ Vijojnë punimet në Qytezë, punimet pjesë e projektit “ 100 fshatrat”

- Advertisement -

Një ndalesë në fshatin Qytezë të Bashkisë Devoll së bashku me nënprefektin Henrik Rusi, për të parë punimet në kuadër të programit “Rigjenerimi Urban 2022-2024” dhe projektit zhvillimor të ndërhyrjeve rigjeneruese të këtij fshati dhe të tjerëve me potencial turistik, Dardhë, Arrëz, Sinicë, Leusë, Rehovë e Sotirë, me financim të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 178,982,059 lekë me TVSH.
Këto fshatra janë kualifikuar si pjesë e programit të “100 fshatrave” dhe kanë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit, sidomos atij dimëror. Ndërhyrjet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, punime në rrugë dhe shtigje, sistemimin e hapësirave publike, zonave rekreative, përmirësimin e aksesit drejt atraksioneve natyrore turistike, të cilat ndihmojnë për krijimin e produkteve turistike dhe përmirësimit të infrastrukturës mikpritëse.
Ndërhyrje të kësaj natyre shtojnë premisat e një zhvillimi të ri turistik dhe fuqizimit të ekonomisë lokale, për promovimin e natyrës së mrekullueshme që këto fshatra kanë, duke e pasuruar edhe më shumë ofertën unikale që ofron qarku ynë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit