2.9 C
Pogradec
1.9 C
Korçë
2.3 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
1.2 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Oligert Muçllari/ Dëgjesat me publikun për taksat, thjeshtë propagandë dhe fasadë e Bashkisë Pogradec…

- Advertisement -

Të ashtuquajturat “dëgjesa me publikun” në lidhje me buxhetin e ri që bën Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) janë thjesht PROPAGANDË DHE FASADË.

Të gjithë e dimë që në ato dëgjesa nuk ka qytetarë të pavarur të cilët mund të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me buxhetin.Janë vetëm punonjësit e administratës të cilët thjesht dëgjojnë dhe nuk sugjerojnë/kundërshtojnë për asgjë.

DIKTATURA KËTO KA, NUK KA BRIRË!!!

Buxheti është paraja që ky institucion mbledh nga qytetarët dhe bizneset. Bashkia thjesht duhet t’i mirëadministrojë ato po prapë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo t’i përdorë në mënyrë abuzive.

Edhe në kontekstin aktual kur kjo bashki do të rritë taksat/tarifat përsëri ka vepruar me të njëjtën mëndësi: AUTOKRATIKE.

Për Bashkinë Pogradec dhe kryetarin e saj nuk egzistojnë qytetarët, por vetëm tarafi i tij i ngushtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit