22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

News Bomb/ Bashkia e Pogradecit 800 milionë lekë për lumin e Buçimasit, por nuk rezulton të ketë patur përmbytje

- Advertisement -

792 milionë lekë të vjetra është vlera e tenderit që sapo ka njoftuar Bashkia e Pogradecit, këtë të hënë, me objekt “sistemimin e lumit të Buçimasit dhe rehabilitimin e rrugëve përgjatë tij”. Të gjithë subjektet e interesuara kanë kohë të dorëzojnë DST e tenderit deri më 12 shtator.

Grupi që ka hartuar projektin, thotë se Pogradeci dhe gjithë territori në juridiksionin e kësaj bashkie rrezikohet shpesh nga përmbytjet e lumenjve, shkruan newsbomb.al.

Dokumentet Standarte te Tenderit, Bashkia Pogradec

Ndaj, referuar dokumenteve një lumë problematik është dhe ai i Buçimasit. Specialistët janë shprehur se lumi i Buçimasit ka shkaktuar shpesh probleme duke përmbytur tokat bujqësorëve të banorëve dhe shtëpitë e tyre.

Fshatrat Buçimas, Gështenjas, Rrëmënj, Vërdovë dhe Guras janë më të rrezikuarit në Njësinë Administrative të Buçimasit. Mirëpo, pavarësisht deklarimeve në raportin për shpalljen e tenderit, nuk rezulton që lumi në fjalë të ketë shkaktuar probleme.

Dimrin e vitit 2021 Bashkia Pogradec ka njoftuar deme minimale dhe menaxhim te mire te situates nga permbytjet

Nga një publikim i Bashkisë së Pogradecit gati dy vite më parë, reklamohet me sukses shmangia e përmbytjeve në territorin e kësaj bashkie, nga ndërhyrjet në kohë të drejtuesve. Edhe nga kërkimet në internet dhe në faqen e Bashkisë, nuk del që lumi i Buçimasit të ketë patur ndonjë vërshim që të kemë marrë para të mbjella dhe shtëpi, shkruan newsbomb.al.

Përsa i përket gjendjes aktuale, grupi i specialistëve që ka hartuar projektin thotë se rruga fillon në kryqëzimin e rrugës së Buçimasit dhe rrugës së Gurrasit, dhe përfundon në kryqëzimin me rrugën e Tushemishtit. Segmenti përshkruhet si në gjendje jo të mirë, rrugë dheu dhe me dëmtime e gropa përgjatë gjithë trasesë.

Pershkrimi i gjendjes ekzistuese te lumit Buçimas

Gjithashtu, dokumentet e kësaj procedure prokurimi kërkojnë nga subjektet e interesuara që të marrin parasysh hapjen e kanaleve të reja dhe pastrimin e kanaleve ekzistuese, ndriçimin e gjatësisë së rrugës, ndërtimin e veprave të artit (ura), puseta, etj.

Referuar dokumenteve, kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 8 muaj, që nga marrja në dorëzim e sheshit të punimeve, nga kompania/subjekti që do të shpallet fitues më datë 12 shtator.

// Newsbomb.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit