Nënproduktet e qumshtit janë bërë luks për tryezat e qytetarëve, ku çmimi i tyre vijon të rritet në menyrë të vazhdueshme, konkretisht për djathin dhe kaçkavallin. Në tregun me shumicë kaçkavalli fillon të tregëtohet nga 1,000 lekë të reja, ndërsa djathi i bardhë nga 800 lekë të reja (Në baxho).
Për përpunuesin e bulmetit Ilia Roca, kjo situatë ka ardhur për shkak të uljes së lëndës së parë, në grumbullim disa herë më pak se 1 vit më parë. Gjithashtu ai shtoi se dhe vet blektorët kanë rritur çmimin e lendës së parë (qumshtin) me 40% duke krijuar kështu nje efekt domino edhe tek përpunuesit. Për të produkti i cili del në treg, shitet me 500 deri në 700 lekë më tepër se produkti me shumicë nga ana e baxhove.
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se kanë reduktuar sasinë e konsumuar të bulmetit, pasi sipas tyre çmimet janë tepër të larta, kryesisht për djathin dhe kaçkavallin. Nënproduktet e bulmetit, janë produkte të përditshme të tryezave, por me rritjen e cmimit të tyre ato kane ardhur duke u rralluar në konsumin e përditshëm dhe janë bërë produkte luksi për qytetarët. Rritja më e madhe e cmimit sipas informacioneve ështe shënuar në kryeqytet, ku kackavalli tregtohet me afro 1700 – 2000 lekë për kg. Për kete situatë Pogradecipress.al u interesua pranë sektorit të veterinarisë në Korcë, ku pohohet fakti se ka rënie të krerve në blektori, por për efekt të numerimit të tyre të dhenat do të bëhen publike në 28 Dhejtor të këtij viti.
Kjo situtatë e krijuar ka bërë që banorët e Qarkut të Korçës të konsumojnë më pak nënprodukte të qumshitit. Ulja e numrit të bagëtive dhe mungesa e interesit të të rinjve për t’u marrë me blektiori, ka impaktuar rritjen e çmimit të prodhimeve.A.B.Pogradecipress.al