Në kuadër të datës 22 Nëntor, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Sektori i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Gjimnazin “14 Engjëjt”, Buçimas, realizoi një prezantim lidhur me këtë datë të rëndësishme historike, e cila këtë vit përkon me 115 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit.
Nxënësit u informuan më tepër rreth vendimeve që u morën në kongres, historikut dhe rëndësisë së kësaj ngjarje për popullin shqiptar.
Urime 22 Nëntori, Dita e Alfabetit 🇦🇱