15.5 C
Pogradec
14.4 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
16 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Pogradec/ Të Premten Këshilli Bashkiak miraton rritjen e taksave dhe çmimit të ujit, ja rendi i ditës…

- Advertisement -

LËNDA: Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Pogradec

Të nderuar!
Ju njoftojmë se ditën e Premte më datë 24.11.2023,ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Pogradec,zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë,e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53 pika 4,dhe Regullores së Këshillit Bashkiak nr.40 datë 05.03.2020 me këtë rend dite :

  1. Projekt – Vendim : Miratimi i Rendit të ditës.
  2. Projekt – Vendim: Miratimi i Procesverbalit të datës 27.10.2023.
  3. Projekt- Vendim: Leximi I vendimeve dhe konfirmimet e prefektit për mbledhjen e datës 27.10.2023.
  4. Projekt – Vendim : Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6% e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike për periudhën Tetor 2023.
  5. Projekt – Vendim : “Për një rishpërndarje të fondeve në VKB nr.144, dt.27.10 .2023 për “Detajimin dhe përdorimin e fondit të kushtëzuar për mbrojtjen civile’’.
  6. Projekt – Vendim : Për një shtesë në VKB nr.94 datë 28.08.2023,për dhënien e dakortësisë,për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor public të sipërfaqes pyjore prej 0.994(zero presje nëntëqind e nëntëdhjetë e katër ) ha, e ndodhur në ekonominë pyjore Bishnicë(Pjesa ekonomike Tallë), për ndërtim hidrocentrali ‘Shpella Poshtë II’ nga shoqëria ‘Liri Energji’’SHPK.
  7. Projekt – Vendim : Për një shtesë në VKB nr.93 datë 28.08.2023,për dhënien e dakortësisë,për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor public të sipërfaqes pyjore prej 0.32(zero presje tridhjetë e dy) ha, e ndodhur në ekonominë pyjore Bishnicë(Pjesa ekonomike Uji I Ftohtë), për ndërtimin e hidrocentraleve “Zgallo 1&Zgallo 2, nga shoqëria Autovision Al shpk”
  8. Projekt – Vendim :Për miratimin e anëtarëve të kryesisë dhe kryetarëve të fshatrave të Bashkisë Pogradec.
  9. Projekt – Vendim :Për një ndryshim në vendimin nr 125 datë 22.11.2023 “: Për miratimin e shpenzimeve nga buxheti I Këshillit të Bashkisë Pogradec për vitin 2023”
  10. Projekt – Vendim : : Për miratimin e Planit të Aktiviteteve dhe Planit të Konsultimeve Publike të Këshillit të Bashkisë Pogradec per vitin 2024
  11. Projekt – Vendim : Për miratimin e shpenzimeve nga buxheti I Këshillit të Bashkisë Pogradec për vitin 2024.
  12. Projekt – Vendim :Për miratimin e titullit “Qytetar Nderi” Feridon Fezollari pas vdekjes
  13. Projekt – Vendim : “Miratimi I hartës së përgjithshme për plazhet e lejuara në Bashkinë Pogradec për vitin 2024”
  14. Projekt – Vendim: “Miratimin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Pogradec”
  15. Kërkohet mendim I Këshillit Bashkiak për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin(kanalizime) e përpunimin e ujërave të ndotura (trajtimin)
  16. Të tjera. KRYETARE E KËSHILLIT Manjola KAMOLLI

Shënim: Mbledhjet e Komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:
Komisioni I Mandateve, Rregulloreve, Ceshtjeve Juridike, Qeverisjes se Mire, Administrates,Zgjedhjeve, Strukturave Komunitare, I Etikes, Konflitit te Interesit, Standarteve dhe Apelimeve.Komisioni I Financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake, Planifikimit të Zhvillimit Strategjik te Bashkise,Mbikeqyrjes Financiare,I Ekonomise Vendore, Turzimit dhe Zhvillimit Rural, Emertimeve.”. Komisioni I Sherbimeve Publike, Transportit, Levizshemrise Mjedisore, Parqeve dhe Rekreacioit, Parkingjeve, I Zhvillimit Hapesinor, Infrastruktures dhe Strehimit .Komisioni I Sigurise Publike, Emergjencave Civile dhe Rehabilitimit, I Qeverise Elektronike dhe Teknologjise se Informacionit, Komisioni I Arsimit , Sporteve dhe Clodhje, I Kultures, Trashegimise Kulturore, Dhenies se Titujve dhe Emertimeve, Komisioni I Mireqenies Sociale, Rinise, Barazise Gjinore,Mosdiskriminimit, Drejtave te Njeriut, per Marredheniet me jashte dhe Integrimin Europia, Komisioni I Shendetesise, Veterinarise, Mjedisit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, I Bujqesise, Pyjeve, Menaxhimit te ujrave, Mbrojtjes se Mjedisit dhe Biodiversitetit. ditën e Enjte ,dt 23.11.2023, ora : 12:00 për pikat 1,2,3,4 ,5,6,7,8 ,9 ,10,11,12,13,14,15,16,te rendit të ditës,në Sallën e Këshillit Bashkiak.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit