Rithemelimi ka paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë për buxhetin. Përballë këtij paralajmërimi për kaos të grupit të Rithemelimit, Partia Socialiste ka menduar disa skenarë sesi të vijojë seancën. Burimet thonë se socialistët mund ta kalojnë pa diskutime, por nuk përjashtohet as mundësia e një seance online.
TIRANË– Për herë të parë, pas shumë vitesh, seanca maratonë kur Kuvendi diskuton projekt-buxhetin dhe e miraton në parim do të zhvillohet mes kaosit. Opozita, ajo e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës. Formën nuk e kanë zbuluar, duke e lënë mister mënyrën që do të zgjedhin këtë herë për bllokimin e sallës së seancave plenare.
Kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë kanë mbërritur në Kuvend më herët. Po ashtu edhe deputetët e Rithemelimit, ndërsa në hyrje të Kuvendit Berisha tha se do jetë një aksion i fuqishëm.