Banorët në fshatin Panarait po përgatiten për dimrin e ashpër. Masat që marrin banorët e Panaritit, nisin që nga ushqimi bazë (shporta ushqimore) zahiretë, drutë për ngrohje, medikamentet e ndryshme mjekësore pasi në zonë nuk ka asnjë farmaci, e deri tek baza ushqimore për bagëtitë. Banorët thonë se dimri në këtë fshat është shumë i vështirë, aq sa ata detyrohen të nisin përgatitjen shumë muaj përpara për stinën më të gjatë të vitit për ta. Përgatitjet nisin që në fillim të muajt shtator, e deri kur rrugët bllokohen nga dëbora e parë. Këtë vit në këtë zonë dëbora e parë e datës 18 Nëntor, solli vështirësi për qarkullimin e mjeteve konkretisht në majën e mashkullorës, ku nga rreshjet e para trashësia e dëborës shkoi deri në 20 cm. Por në mesin e dimrit trashësia në këtë zonë shkon deri në 2 m dhe rrugët janë vështirë për t’u hapur. Emergjencat mjekësore bëhen të vështira për t’u menaxhuar, gati si në filma. Pogradecipress.al
Vështirësitë që ata hasin, nuk janë vetëm në ushqimet apo emergjenca mjekësore, por edhe me enegjinë elektrike si pasojë e amortizimit të rrjetit shpërndarës. Një rrjet ku i cili është ndërtuar para viteve ‘90. Sipas banorëve, mjafton një erë e fortë ose shi që ky fshat të mbetet me ditë të tëra pa energji elektrike. Në këtë rrjet nuk janë bërë riparime prej dekadash, për shkak të linjës që është jasht standarteve, ndaj edhe banorët pohojnë se për këtë fshat duhet të ndërhyet nga e para. Të vënë përpara kësaj situate, qirinjtë për ndriçim nuk mungojnë në asnjë banesë të familjeve në Panarit. Pogradecipress.al
Fshati Panarit i cili ndodhet jo më larg se 50 km qytetit të Korçës, gjatë muajve të dimrit izolohet dhe kjo ka bërë që ata pak banorë të cilët kanë mbetur në fshat të përgatiten dhe të marrin masa për dimër. Por evidente është dhe braktisja e madhe e fshatit, numri i fëmijëve është i pakët ndërsa të shumtë janë të moshuarit. Panariti mbetet një ndër fshatrat që me këto ritme, pas disa vitesh mund të mos ekzistojë më, për shkak të kushteve të keqe në infrastrukturë, distancës me qytetin dhe largimit të të rinjve. A.B.Pogradecipress.al