Një ekspozitë e veçantë nga lloji i saj u prezantua në ambientët e Muzeut Arkeologjik të Korçës. Alma Sulioti, solli për publikun korçar në fomën e portretizimit në pullë 100 figura, të gjithë njerëz të njohur jo vetëm në rajonin juglindor. Ishte kjo një formë për të përjetësuar veprimtarinë e tyre dhe njëkohësisht për t’i rikujtuar ata. E veçanta e kësaj ekspozite, e cila ka lindur si ide gjatë kohës të pandemisë, është fakti, se ajo ka të bëjë direkt me persona të cilët janë miq të familjes Sulioti.
Pogradecipress.al
Për Almën, vajzën e artistit të merituar Pirro Sulioti, qëllim ishte portretizimi i 50 personazheve në këtë ekspozitë filiateliste, por në vazhdim numri i tyre shkoi në 100.
Pogradecipress.al
Ndër emrat e njohur të prezantuar në këtë ekspozitë, bëjnë pjesë figura kombëtare, të cilët kanë ndërruar jetë. Kristo Floqi, Pandi Stillu, Sherif Mejdani, Petrika Gjezi, Marko Bitraku, Violeta Manushi, Dhimitër Orgocka dhe shumë imazhe të tjera, të cilët janë dizenjuar në pulla në kuadër të pavdeksësisë së tyre.Pogradecipress.al







